by Erlet Shaqe
Në krahët e një shqiponje,
Dashuria ime për ty fluturon,
Fluturuese lart e më lart,
Dhe duke prekur qiellin e pamat,
Arrita deri atje ,
Dhe tërhoqa një yll nga qielli,
Për të vendosur në vend të tij,
Sytë e mendjes dhe shpirtin tënd.
Për të banuar atje përgjithmonë,
Ashtu si dashuria ime për ty,
Në krahët e dashurisë sonë,
Duke jetuar atje pa jehonë.
Unë të nderoj e dashur ,
Ashtu siç unë jam,
Të lutem e dashur ,të lutem,
Dëshiron të jem unë me ty pranë?
Ka shumë gjëra që,
Zëmra ime dëshiron të ti thotë,
Të dua e dashura ime,
Mbi gjithçka në këtë botë.
-Dedikuar Ty Besa-
From:
Erlet Shaqe
Copyright ©:
Erlet Shaqe-DuaLibra.com
Last updated August 24, 2011