Endrra

Në buzë të ëndrrave të mia shoh fytyrën tënde,
Një shpirt binjak kur ne ndajmë të njëjtin shikim,
Buzë një mali mbaj frymëmarrjen time,
Duke ndjerë prekjen e gishtave të tu ..në gojën time të thatë,
Nën hijen e ëndrrave të mia, kam shijen e buzëve të tua,
Butësi si një shi i ngrohtë që shkrin dheun e thatë,
Buzë një mali zëmra ime ngadalëson,
Ndajmë çdo frymëmarrje tonën…të dy zemrave të papërmbajtura,
Në thellësinë e ëndrrave të mia ndjej prekjet e tua,
Pafrymë …nga ngrohtësia e trupit tënd,
Buzë një mali hap sytë e mi,
Shoh re në ndjenjat e mia …në brendësi,
Në buzë të ëndrrave të mia , është vendi ku dua të qëndroj,
Është atje…në krahët e mi dua të të mbaj përgjithmonë,
Buzë një mali do të mbetem pafrymë,
Për mua…s’do të gjendet askund si dashuria jonë,
A do jesh gjithmonë buzë ëndrrave të mia?
A do më takosh buzë një mali?
Do të jem për ty …gjithmonë.
-Dedikuar Beses-

From: 
Erlet Shaqe




Erlet Shaqe's picture

ABOUT THE POET ~
Founder of AEA-Albania Energy Association, Creator of DuaLibra.com


Last updated August 24, 2011